Policia ka identifikuar një laborator të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike gjatë një aksioni të zhvilluar të martën në mbrëmje në Graçanicë.
Gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, zyrtarët kanë hasur në pajisje dhe kushte që dyshohet se janë përdorur për prodhimin e substancave të paligjshme.
Rasti mbetet nën hetime, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për personat e përfshirë apo provat e mundshme.




