Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se nuk ka pasur vullnet për zgjidhje.
Sipas tij, ky proces është shndërruar në “pazar politik”, ndërsa theksoi se mungesa e votave e detyron Qeverinë të arrijë marrëveshje me partitë e tjera.




