Tensionet në Ngushticën e Hormuzit mbeten të larta pas sulmeve ndaj anijeve tregtare dhe kapjes së disa prej tyre nga Irani, duke rritur shqetësimet për transportin global të energjisë.
Disa anije kanë pësuar dëme, ndërsa statusi i tyre mbetet i paqartë. Situata u përkeqësua pas njoftimit për mbylljen e ngushticës më 18 prill.
Në të njëjtën kohë, përpjekjet diplomatike po vazhdojnë, me sinjale për rifillim të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit.
Tensione ka edhe në Liban, ku incidentet e fundit kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e armëpushimit në rajon.




