Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga qeveritë për të përballuar rritjen e çmimeve, sidomos të karburanteve.
Sipas forumit, kjo situatë po rrit kostot e bizneseve, po ul fuqinë blerëse dhe po dëmton konkurrueshmërinë. Kryetari Besim Beqaj kërkoi masa konkrete si lehtësime fiskale, kontroll më të madh të tregut dhe mbështetje për sektorët e prekur.
Ai theksoi se veprimet e shpejta janë të domosdoshme për të shmangur përkeqësimin e krizës ekonomike.




