Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, pasi nga një veturë në Vushtrri u vodhën rreth 400 cigare elektronike.
Të dyshuarit u ndaluan në Mitrovicën e Jugut, ku u sekuestrua një pjesë e mallrave të vjedhura. Me vendim të prokurorit, njëri është ndaluar, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për “vjedhje të rëndë” dhe “pranim të sendeve të përfituara me vepër penale”.




