Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është gabim të konsiderohet i mbyllur procesi i zgjedhjes së presidentit para përfundimit të afatit kushtetues.
Ajo tha se partitë duhet të reflektojnë dhe të synojnë arritjen e konsensusit, duke shtuar se zgjedhjet e reja nuk do ta ndryshonin rezultatin aktual politik.
Sipas Haxhiut, qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre në zgjedhje dhe do të ndëshkonin çdo veprim që, sipas saj, dëmton interesin e vendit.




