Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se më 27 prill do të mbahet seancë plenare, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo tha se në këtë seancë nuk do të trajtohet çështja e presidentit, por do të diskutohen tema të tjera me rëndësi, përfshirë projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Sipas saj, seanca është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe pritet të adresojë disa çështje institucionale.




