Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, ku deputetët po shqyrtojnë një sërë projektligjesh me rëndësi për fusha të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite janë disa projektligje që po kalojnë shqyrtimin e dytë, përfshirë masat e përkohshme për produktet themelore në raste destabilizimi të tregut, sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, si dhe ndryshime në ligjin për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.
Po ashtu, në agjendë janë edhe projektligjet për shërbimet e pagesave, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, financimin e menaxhimit të resurseve ujore, banimin social dhe të përballueshëm, shtetësinë e Kosovës, lëndët plasëse dhe provimin e maturës shtetërore.




