Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë të zgjidhjes në procesin politik.
Sipas saj, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti tregojnë qasjen e tij politike dhe situatën aktuale në vend.
“Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve sepse partia më e madhe nuk po arrin të prodhojë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit dhe për daljen nga kriza politike”, tha Lushaku-Sadriu.
Ajo akuzoi Qeverinë për, siç u shpreh, tendenca për kontroll të institucioneve dhe emërime në borde, duke theksuar se kjo po ndodh në një periudhë të ndjeshme politike.
Lushaku-Sadriu shtoi se situata aktuale po prodhon krizë të re politike dhe rrezikon funksionimin normal institucional të vendit./EO/




