Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dënuar gjuhën e përdorur nga deputeti Fatos Geci ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj deputetes Vlora Çitaku.
Ajo tha se nuk do të lejojë që foltorja e Kuvendit të shfrytëzohet për sulme personale apo për gjuhë që cenon dinjitetin e individëve dhe luftën çlirimtare.
“Si kryetare e Kuvendit nuk do të lejoj që foltorja të përdoret për sulme të tilla. Debatet duhet të jenë me argumente dhe ide, jo me fyerje e nënçmime”, tha Haxhiu.
Ajo gjithashtu dënoi gjuhën seksiste ndaj deputetes Vlora Çitaku, duke e cilësuar të papranueshme dhe të turpshme, dhe kërkoi respektim të nivelit të debatit parlamentar nga të gjithë deputetët./EO/




