Bernardo Silva ka hyrë në histori të Manchester Cityt duke u bërë lojtari me më së shumti fitore në Ligën Premier për klubin.
Në fitoren 0-1 ndaj Burnleyt, mesfushori portugez regjistroi triumfin e tij të 215-të në këtë garë, duke kaluar David Silvën dhe duke vendosur rekord të ri në histori të klubit.
Silva e arriti këtë shifër në 299 ndeshje, me një përqindje fitoreje prej 72%, duke u renditur ndër figurat më të suksesshme të skuadrës së Pep Guardiolës.
Trajneri Guardiola e ka vlerësuar lartë kontributin e tij, ndërsa klubi ka njoftuar se në fund të sezonit do të organizohet një ceremoni për ta nderuar karrierën e tij.




