Në konferencën për 10-vjetorin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është prezantuar një studim mbi ndikimin ekonomik të institucionit, ku u theksua roli i tij në mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Autorja e studimit, Albulena Jahaj-Lubishtani, tha se rreth 2,000 biznese të mbështetura janë në pronësi të grave, që përbëjnë rreth 50% të portofolit të bizneseve të përkrahura.
Ajo shtoi se FKGK ka ndihmuar edhe në rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve, veçanërisht përmes trajnimeve në aftësi biznesore, edukim financiar dhe marketing digjital.
Sipas saj, fondi ka mbështetur rreth 12,000 biznese dhe ka ndikuar në krijimin e rreth 35,000 vendeve të punës, duke lehtësuar kredi në vlerë prej rreth 1.1 miliard euro.




