Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka thënë se zgjedhjet e reja në Kosovë mund të shmangen dhe nuk janë zgjidhje për krizën aktuale politike.
Ajo theksoi se partitë opozitare duhet të reflektojnë dhe të gjejnë një marrëveshje për të mos e çuar vendin në zgjedhje.
“Zgjedhjet në këtë situatë nuk janë zgjidhje”, ka deklaruar Gashi.




