Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se organizatat e shoqërisë civile janë ftuar të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve për gurëthyesit.
Sipas saj, qëllimi i kësaj nisme është rritja e transparencës dhe garantimi i një procesi të drejtë e të paanshëm në këtë sektor.
Pacolli theksoi se përfshirja e shoqërisë civile është e rëndësishme për forcimin e mbikëqyrjes dhe mbrojtjen e mjedisit.




