Analisti Burim Ramadani ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti tashmë është duke u përgatitur për fushatën zgjedhore.
Në emisionin “Pressing”, ai tha se veprimet e fundit politike tregojnë përgatitje për zgjedhje.
“Kurti është duke i bërë gati videot e fushatës”, u shpreh Ramadani.
Sipas tij, në këtë periudhë po përdoren edhe tema politike dhe paketa financiare që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.




