Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Vlora Çitaku, ka vlerësuar lartë figurën e kongresistit amerikan Eliot Engel, duke thënë se ai ka ndikuar fuqishëm në mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën.
Ajo tha se Engel ka qenë zëri i Kosovës në kohët më të vështira dhe ka ndihmuar që historia e saj të dëgjohet në arenën ndërkombëtare.
Sipas Çitakut, Engel ka lënë gjurmë të rëndësishme në politikë dhe në përkrahjen për Kosovën gjatë dhe pas luftës, duke e quajtur atë një nga miqtë më të mëdhenj të vendit.




