Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka propozuar që në ambientet e Kuvendit të Kosovës të vendoset një memorial për kongresmenin amerikan Eliot Engel, në shenjë nderimi për kontributin e tij ndaj Kosovës.
Ai tha se mbajtja e seancës përkujtimore për Engel është një akt i rëndësishëm shtetëror dhe shprehje mirënjohjeje për mbështetjen që ai i ka dhënë Kosovës në periudhat më të vështira.
Tahiri theksoi se Engel ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin amerikan në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve, si dhe ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë.
Sipas tij, Engel ka vazhduar të mbështesë Kosovën edhe pas luftës, në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit.




