Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës është lansuar Instituti i Farmacisë.
Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku, tha se ky institut forcon lidhjen mes arsimit, kërkimit shkencor dhe tregut të punës, duke e kthyer universitetin në qendër të prodhimit të dijes dhe inovacionit.
Sipas tij, instituti ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit farmaceutik dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.
Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, tha se instituti do të ndihmojë në lidhjen e shkencës me industrinë dhe shoqërinë, duke kontribuar në zhvillimin e universitetit dhe ekonomisë.
Profesoresha Pranvera Breznica theksoi se themelimi i institutit shënon një hap të rëndësishëm në bashkimin e akademisë me praktikën profesionale në fushën e farmacisë./EO/




