Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka vlerësuar kongresistin amerikan Eliot Engel si një mbështetës të fuqishëm të Kosovës gjatë periudhave më të vështira.
Ajo tha se Engel, ndonëse nuk kishte lidhje me Kosovën, ka qenë zë i rëndësishëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së saj.
Sipas saj, ai ka ngritur vazhdimisht çështjen e Kosovës në politikën amerikane dhe ka kërkuar drejtësi për popullin e saj në kohën e luftës dhe pas saj.




