Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 94 vota për dhe asnjë kundër që çështja e Bordit të Paqes të përfshihet në rendin e ditës.
Ndërkohë, nuk ka kaluar propozimi për futjen në rend dite të projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë.
Po ashtu, Kuvendi nuk ka mbështetur as disa projektligje të tjera të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për përfshirje në rendin e ditës.




