Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit po bllokohet nga disa deputetë, duke aluduar në opozitë. Ajo theksoi se vendi ka nevojë për vendimmarrje dhe se shteti nuk mund të presë në një situatë të tillë politike.
Nagavci u referua edhe mendimit të akademikut Rexhep Qosja, duke thënë se mungesa e guximit për të thënë të vërtetën po reflektohet edhe sot në politikë. Sipas saj, shmangia e përgjegjësisë dhe kalkulimet politike po pengojnë një proces të rregullt për zgjedhjen e presidentit.




