Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar mënyrën e paraqitjes së kursimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke u ndalur te shifra 16 euro e 41 cent.
Ismaili tha se kjo shifër po përdoret për krijim të perceptimit publik dhe nuk pasqyron realitetin.
Sipas tij, përdorimi i saj përbën manipulim dhe është i dëmshëm në diskursin politik.
Ai shtoi se kryeministri nuk mund të barazohet me qytetarët që përballen me vështirësi financiare, duke përmendur raste të familjeve dhe studentëve që, sipas tij, përballen me mungesë të mjeteve për nevoja bazike.




