Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, ka kritikuar partitë politike shqiptare për mungesë të konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se bllokada politike po e vështirëson procesin dhe theksoi gatishmërinë e komunitetit që përfaqëson për të ofruar një zgjidhje.
Berisha u shpreh se, në mungesë të një kandidati konsensual, komuniteti egjiptian mund të propozojë një figurë akademike që mund të pranohet nga të gjitha palët politike.




