Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për mungesë transparence në procesin e dialogut me Serbinë, duke e cilësuar këtë si shqetësuese për Kuvendin dhe qytetarët. Sipas tij, menaxhimi aktual i dialogut përfaqëson një kthim prapa nga synimi për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
Hoti ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë që garanton më shumë transparencë dhe rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës në këtë proces. Ai theksoi se dialogu është rikthyer në nivel teknik, larg objektivave politike të dakorduara më herët.




