Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, lidhur me ligjin për martesat e së njëjtës gjini.
Kurti tha se gjatë mandatit të tij janë ndërmarrë hapa për forcimin e politikave që mbështesin familjen, duke përmendur shtesat për fëmijë dhe lehonat si dhe reformën në sistemin e asistencës sociale.
Ai theksoi se këto masa, sipas tij, e vendosin familjen në qendër të politikave shtetërore dhe synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale.
Sa i përket çështjes së ngritur në debat, Kurti tha se e konsideron si çështje gjinore dhe jo si pjesë të politikave familjare.




