Fatos Geci ka reaguar pas deklarimeve të tij në Kuvend, duke shprehur keqardhje për mënyrën e komunikimit ndaj një deputeteje.
Ai tha se shprehjet e përdorura nuk pasqyrojnë nivelin e komunikimit që ai përfaqëson dhe shtoi se është ndikuar nga provokimet gjatë debatit.
Geci theksoi se ka respekt dhe mirënjohje të thellë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në lirinë e vendit.
Megjithatë, ai shtoi se ka qëndrime të rezervuara ndaj individëve të caktuar, duke përmendur edhe përvoja personale nga e kaluara, të cilat sipas tij kanë ndikuar në qëndrimet e tij.




