Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shqyrtimin e ankimit të Erion Veliajt lidhur me pezullimin e afateve të paraburgimit, për shkak të një parregullsie në njoftim.
Seanca e radhës është caktuar për 29 prill. Avokati i tij, Plarent Ndreca, theksoi se nuk ka arsye ligjore për pezullimin e afateve dhe kritikoi praktikën që, sipas tij, po dëmton të paraburgosurit.




