Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës lidhur me qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Speciale.
Ajo tha se Kurti ka pasur mundësi të ndërmarrë veprime konkrete, duke përmendur edhe çështjen e fondeve për mbrojtje, të cilat sipas saj nuk janë në nivel të mjaftueshëm.
Musliu-Shoshi theksoi se, duke qenë kundërshtar i kësaj gjykate, kryeministri duhet të marrë iniciativa konkrete për ta sfiduar apo zhbërë atë.
Në fjalën e saj, ajo shtoi se mbrojtja e ish-luftëtarëve lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e historisë, luftës çlirimtare dhe të ardhmes së vendit.




