Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim, amendamentin e marrëveshjes financiare me Bashkimin Evropian për programin IPA 2019.
Ndryshimi parasheh zgjatjen e afatit të zbatimit deri në tetor 2027, për të mundësuar përfundimin e projektit “Young Cell Scheme”, i cili ka pasur vonesa në fazat fillestare.
Institucionet theksuan se shtyrja është e nevojshme edhe për shkak të ciklit të studimeve master dhe monitorimit të përfshirjes së përfituesve në administratën publike. Projektligji mori mbështetjen e të gjitha partive politike.




