Ministri Andin Hoti ka bërë të ditur se Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet javën e ardhshme për miratim në Qeveri.
Ai tha se koncept-dokumenti është në fazën përfundimtare dhe përfshin përmbajtjen kryesore të ligjit. Pas miratimit në Qeveri, projektligji do të kalojë në procedurat e tjera për shqyrtim.




