Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes si një moment historik për vendin.
Ajo tha se ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe e pozicionon atë krah për krah me shtetet që kontribuojnë për paqen globale.
Osmani kujtoi edhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çlirimin e Kosovës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe ftesën që Kosova të jetë shtet themelues i këtij mekanizmi.




