Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për shtesat e fëmijëve, si dhe për lehonat e punësuara dhe të papunësuara.
Sipas njoftimit, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 870 fëmijë.
Po ashtu, pagesat janë realizuar edhe për 1,940 lehona të punësuara dhe 6,915 lehona të papunësuara, të cilat janë pjesë e skemave përkatëse mbështetëse./EO/




