Nëntoger Endi Sherifi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, kursin PCBC (Platoon Commander Battle Course), i mbajtur në Brecon, Uells.
Gjatë këtij trajnimi intensiv, ai ka treguar nivel të lartë përkushtimi, profesionalizëm dhe aftësi të avancuara udhëheqëse. Si rezultat i performancës së tij, Sherifi është nderuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë.
Çmimi iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të Ushtrisë Britanike, gjeneralmajor Carl Boswell.
Forca e Sigurisë së Kosovës vlerësoi këtë arritje, duke theksuar se pjesëtarët e saj po vazhdojnë të përfaqësojnë vendin në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në ngritjen e standardeve profesionale.




