Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart kontributin e tij në historinë dhe kulturën shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves e ka cilësuar Qosjen si një figurë të rëndësishme të historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar të madh.
Ai theksoi se vepra e Qosjes do të vazhdojë të ndikojë në formimin intelektual të brezave të ardhshëm.
Ambasadori britanik u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në Kosovë dhe më gjerë.




