Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku pas shpalljes së vendimit për rastin “Banjska”.
Ajo u shpreh se vizita ishte e mbushur me dhimbje, por edhe krenari për sakrificën e tij, duke theksuar se Bunjaku ra në krye të detyrës në mbrojtje të shtetit dhe qytetarëve.
Osmani vlerësoi se sakrifica e tij mbetet dëshmi e çmimit të lartë të lirisë dhe bëri thirrje për ruajtjen e saj çdo ditë.




