Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Endi Sherifi, ka përfunduar me sukses trajnimin sfidues për këmbësori në Ushtrinë Britanike, kursin për Komandantë të Togave (PCBC), i zhvilluar në Brecon të Uellsit.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka përgëzuar Sherifin për arritjen, duke theksuar se ky trajnim kërkon përgatitje të lartë taktike, fizike dhe mendore.
Po ashtu, u theksua mbështetja e vazhdueshme britanike për zhvillimin e FSK-së si një institucion profesional dhe demokratik.




