Boksierja kosovare Donjeta Sadiku nuk ka arritur të sigurojë medalje në Kupën Botërore që po mbahet në Brazil, pasi u mposht 3:2 nga polakja Aneta Rygielska.
Meçi ishte i baraspeshuar në tri raunde, ku Sadiku fitoi raundin e dytë, por vendimi i ndarë i gjyqtarëve në fund i dha fitoren kundërshtares.
Kjo garë ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë në renditjen dhe kualifikimin për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.




