Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës, ka pësuar një renie të ndjeshme në pesë vitet e fundit.
Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, nga viti shkollor 2020/21 deri në vitin 2025/26, numri i nxënësve është ulur nga 4,059 në vetëm 3,650, që nënkupton 409 nxënës më pak, ose rreth 10 për qind rënie.
Rexhepi në një reagim të tij në Facebook tha se ky trend është pasojë e emigrimit, natalitetit të ulët, kushteve të vështira ekonomike, mosnjohja e diplomave dhe pasivizmit të andresave. Duke paralajmëruar se kjo situatë po rrezikon seriozisht të ardhmen e shkollës shqipe, në Luginën e Preshevës.





