Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar se përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Gaza është hap i rëndësishëm për vendin dhe dëshmi e besimit të partnerëve ndërkombëtarë.
Ai tha se misione të tilla rrisin përvojën e FSK-së, forcojnë bashkëpunimin me aleatët dhe kontribuojnë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Mehaj theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të japë kontribut në sigurinë ndërkombëtare dhe të shfrytëzojë këtë angazhim për forcimin e pozitës së saj në arenën globale./EO/




