Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e 23-të Vjetor, ku u theksua rëndësia e rolit të grave në forcimin e demokracisë dhe barazisë.
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu tha se kontributi i grave është i vazhdueshëm dhe se shoqëria përparon kur ato përfshihen në vendimmarrje.
Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe organizatave partnere theksuan nevojën për më shumë angazhim për barazi gjinore dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në institucione dhe politikë.




