Aeroporti Ndërkombëtar “Imam Khomeini” në Teheran ka rifilluar disa fluturime ndërkombëtare, pas ndërprerjes së trafikut ajror për shkak të tensioneve në rajon.
Fluturimet e para janë realizuar drejt Stambollit, Muskatit dhe Medinës.
Rinisja e operimeve vjen pas armëpushimit të arritur më 8 prill, ndërsa përpjekjet për rifillimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë./EO/




