Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar dy pikat e fundit të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme.
Me 60 vota për, 47 kundër dhe një abstenim, u rrëzua propozimi për shqyrtimin e projektligjit për energjinë me shmangie nga afatet procedurale.
Po ashtu, me 62 vota për dhe 48 kundër, nuk u miratua as propozimi për trajtimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me procedurë të përshpejtuar.




