Sot zhvillohet ndeshja e La Liga-s mes Mallorca dhe Deportivo Alavés, duke nisur nga ora 14:00 në kuadër të xhiros së 33-të.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do të jetë titullar në formacionin e Mallorcas, ku pritet të luajë si sulmues i vetëm në skemën 4-5-1.
Kjo përballje ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat, të cilat po luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.
Mallorca ndodhet në vendin e 15-të me 35 pikë, ndërsa Alavés është në pozitën e 18-të me 33 pikë.




