Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresmenin Keith Self në Texas.
Në takim u diskutua për rëndësinë e rolit të SHBA-së në Ballkani Perëndimor dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Begaj, përmes një reagimi publik, falënderoi kongresmenin për mbështetjen ndaj çështjeve që lidhen me rajonin, duke theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të NATO dhe misionit KFOR.
Ai nënvizoi se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten kyçe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.




