Qyteti italian Palermo po përjeton një atmosferë entuziazmi mes spekulimeve se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mund të martohet aty këtë verë me aktorin Callum Turner.
Zërat u shtuan pasi media lokale raportoi për përgatitje të mundshme në një hotel luksoz, ku thuhet se është bërë rezervim i plotë. Vizita e mëhershme e çiftit në këtë qytet ka lënë mbresa të mëdha te banorët dhe bizneset lokale.
Banorët e Palermo e kanë pritur me krenari lajmin, duke e parë si një moment të veçantë për qytetin.
Megjithatë, ekipi i artistes nuk ka konfirmuar ende asgjë lidhur me planet për martesë.




