Në selinë e KFOR në Camp Film City në Prishtina është mbajtur ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Grupit Mbështetës të Shtabit (HSG).
Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigadier Federico Collina, ka kryesuar ceremoninë ku koloneli Brendan Norton i dorëzoi komandën kolonelit Richard Murnane, duke shënuar përfundimin e mandatit të tij.
Gjatë fjalimit, gjenerali Collina vlerësoi punën e kolonelit Norton, duke theksuar profesionalizmin dhe suksesin në menaxhimin e detyrave komplekse brenda misionit.
Ai i uroi mirëseardhje komandantit të ri dhe rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për siguri dhe stabilitet në Kosovo, duke theksuar moton e misionit “Së bashku më të fortë për Paqen”.







