Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar formën e mirë në Bundesligën gjermane duke shënuar gol në ndeshjen Hamburg – Hoffenheim.
Ai realizoi në minutën e 19-të pas një aksioni të shpejtë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Hoffenheim.
Ky ishte goli i tij i 10-të këtë sezon, ku ka edhe gjashtë asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.




