Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të vitit 2017 të Albin Kurti, atëherë në opozitë, drejtuar ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Në deklaratën e asaj kohe, Kurti ishte shprehur: “Taksirat i madh, po don me mbetë kryeministër me çdo kusht.”
Deliu-Kodra e ka shoqëruar rikujtimin me dy emoji maskash, duke e cilësuar si “dyfytyrësi”.




