Enver Hoxhaj ka reaguar pas sulmit me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar atë si goditje ndaj institucioneve demokratike.
Ai ka vlerësuar reagimin e shpejtë të institucioneve të sigurisë amerikane, duke thënë se kjo tregon forcën e shtetit të SHBA-ve.
Hoxhaj theksoi se Kosova e dënon këtë akt dhe qëndron krah Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të rendit demokratik.




