Ushtarët e KFOR-it nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), në kuadër të Komandës Rajonale-Perëndim, kanë dhuruar mobilje për Komunën e Junikut dhe shoqatën “Hareja”, e cila punon me fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta.
Kjo ndihmë, sipas KFOR-it, synon përmirësimin e kushteve të kujdesit dhe rritjen e përfshirjes sociale, duke reflektuar angazhimin për mbështetje të komunitetit dhe bashkëpunim me institucionet lokale në Kosovë.




